Alarm për bombë në SPAK dhe në GJKKO, nisin kontrollet me qen antidrogë

Mëngjesin e kësaj të enjteje, në disa institucione të Shqipërisë është dërguar një e-mail, ku pretendohet se është vendosur një bombë në SPAK dhe në GJKKO.

Lidhur me këtë ka reaguar me një njoftim zyrtar vet policia e shtetit, sipas të cilës deri më tani nuk është konstatuar asnjë bombë, apo lëndë tjetër shpërthyese, raporton abcnews.

Megjithatë Garda e Republikës është duke vazhduar kontrollet në ambientet e institucioneve me qen antidrogë.

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin e personit, që mund të ketë dërguar e-mailin kërcënues.

By admin7