Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ushtruar sot të drejtën e saj të votës në kuadër të procesit zgjedhor që po zhvillohet në vend.
Haxhiu votoi në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, duke iu bashkuar qytetarëve që po marrin pjesë në zgjedhje për të përcaktuar drejtimin e ardhshëm të vendit,transmeton www.faktiditor.info
Procesi i votimit po zhvillohet në të gjithë territorin e Kosovës, ndërsa institucionet përgjegjëse kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këtë proces demokratik.
Pritet që gjatë ditës liderë politikë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera të ushtrojnë gjithashtu të drejtën e tyre të votës dhe të përcjellin mesazhe për qytetarët.

