Ali Ahmeti nderon Tahir dhe Nebih Mehën në 45-vjetorin e rënies heroike

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nderoi heronjtë e kombit, Tahir dhe Nebih Meha, në 45-vjetorin e rënies së tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti dhe se Tahir e Nebih Meha janë dy emra që u shndërruan në kushtrim lirie dhe në themel të qëndresës kombëtare.

Reklame

“Pas ngjarjeve të mëdha të vitit 1981, kur rinia shqiptare ngriti zërin për liri e barazi, akti titan i Tahir dhe Nebih Mehës ishte mbështetja më e fuqishme e jehonës së demonstratave studentore dhe goditja më e rëndë kundër pushtimit jugosllav e serb. Ata dëshmuan se populli shqiptar nuk përkulet përballë dhunës dhe padrejtësisë”.

“Qëndresa heroike e Tahir dhe Nebih Mehës u bë betim i madh për Komandantin Legjendar Adem Jashari, për Hamez Jasharin, për Lagjen Jashari dhe për mbarë Prekazin heroik, betim që më pas u shndërrua në luftën çlirimtare dhe në rrugën tonë të pakthyeshme drejt lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Lavdi e përjetshme Tahir dhe Nebih Mehës! Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit shqiptar!”, ka shkruar ai.

By admin7