Ambasadori i ri i SHBA-së nis misionin në Shqipëri, nesër ceremonia zyrtare

Ambasadori i ri i SHBA-së, Eric Wendt, ka mbërritur këtë të premte në Tiranë, ku nesër mësohet se do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale në një takim me presidentin Bajram Begaj.

Sipas agjendës, në orën 11:00 është pritja në Pallatin e Brigadave. Më pas pritet një takim tetë a tetë mes Begajt dhe ambasadorit amerikan Wendt.

Burime nga presidenca konfirmuan se nesër do të zhvillohet ceremonia e e dorëzimit të letrave kredenciale të ambasadori të ri të SHBA-së.

Wendti u konfirmua në qershor nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe 47 kundër, duke marrë miratimin përfundimtar për detyrën e tij diplomatike.

Kandidatura e tij kishte marrë mbështetjen e Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan me votim 19-3, duke hapur rrugën për miratimin përfundimtar në seancën plenare të Senatit.

Kush është Eric Wendt?

Wendt ka një karrierë të gjatë mbi tri dekada në ushtri dhe në struktura ndërkombëtare të sigurisë.

Ai është oficer i pensionuar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara me mbi 34 vjet shërbim.

Ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe ka mbajtur poste kyç në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.

Gjatë karrierës së tij, Wendt ka qenë koordinator i Sigurisë i SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez në periudhën 2017–2019, si dhe shef i Shtabit në Komandën e Paqësorit të SHBA-së.

Wendt është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën e sigurisë kombëtare në Shkollën Pasuniversitare.