Sot është një ditë e veçantë për Ansamblin tonë, pasi u përmbyll me sukses plotësimi i vendeve të punës për artistët në vitin 2026.
“Me këtë rast, shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë artistët që tashmë janë bërë pjesë e familjes sonë institucionale. Ju uroj shumë suksese, shëndet dhe arritje në rrugëtimin tuaj artistik. Besoj se me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për artin do të japim kontribut të çmuar në ruajtjen dhe promovimin e kulturës sonë.
Shpresojmë që edhe gjatë vitit 2027 të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, me punësime të reja, me energji pozitive dhe me kokën lart, duke ndërtuar së bashku një të ardhme edhe më të mirë për institucionin tonë.
Edhe një herë dua të potencoj një thënie që e kam përsëritur shpesh: “Të gjitha do të bëhen.” Fjalët e këqija mund të mbeten në kujtesë, por puna, përkushtimi dhe rezultatet janë ato që flasin më fort. Kam besim të plotë se, ngadalë por me hapa të sigurt dhe me ndihmën e Zotit, çdo gjë do të rregullohet ashtu siç duhet.
Faleminderit të gjithëve për besimin, mbështetjen dhe durimin” thotë Jetmir Rexhepi drejtor i Ansamblit
Rrugëtimi ynë vazhdon.
Me respekt, Jetmir Rexhepi Drejtor i Ansamblit

