Antonela Roccuzzo shpërthen në emocion pas kualifikimit të Argjentinës: “Faleminderit Zotit!”

Argjentina ka siguruar një vend në finale, ndërsa festës së madhe iu bashkua edhe Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e Lionel Messit.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ajo publikoi një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke shprehur lumturinë për suksesin e kombëtares argjentinase, shkruan Indeksonline.

“Gracias Dios!!! Vamooos Argentina!!!! A la Final!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!”, shkroi Antonela në postimin e saj.

Mesazhi i saj u prit me mijëra reagime nga tifozët, të cilët po festojnë kualifikimin e Argjentinës në finalen e turneut.

Argjentina tashmë do të synojë ta kurorëzojë rrugëtimin e saj me trofeun, ndërsa emocionet janë në kulm për tifozët dhe familjet e futbollistëve.

By admin4