Arbana dhe Edi ‘bojkotojnë’ festën e ‘Ferma VIP’, çfarë ndodhi?

Finalja e edicionit të tretë të spektaklit Ferma VIP u zhvillua të hënën mbrëma, duke kurorëzuar një rrugëtim të gjatë me shpalljen e fitueses, shkrimtares dhe poetes së njohur Mimoza Ahmeti.

Menjëherë pas finales, u organizua edhe festa përmbyllëse e sezonit, ku u mblodhën ish-fermerët, opinionistët dhe i gjithë ekipi realizues që ka punuar gjatë muajve të spektaklit.

Megjithatë, vëmendja u zhvendos shpejt nga festa te një mungesë e madhe: moderatorja e programit Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj, nuk u panë askund në event.

Sipas të pranishmëve, kjo mungesë ishte e papritur dhe e pashpjeguar. “Të gjithë i prisnin, por nuk erdhën,” është shprehur një burim për Prive By Liberta Spahiu.

Burime pranë produksionit bëjnë të ditur se priten ndryshime edhe në vazhdimësinë e formatit. Sipas tyre, Arbana Osmani nuk do të jetë më pjesë as e emisionit përmbledhës “Post Ferma”.

Mungesa e çiftit në festë ka hapur diskutime në rrjet, duke ngritur pikëpyetje mbi marrëdhënien e tyre me projektin dhe të ardhmen e tyre në spektakël.

A bëhet fjalë për një largim përfundimtar nga formati, apo thjesht për angazhime të tjera profesionale? Për momentin, përgjigjja mbetet e paqartë.

By admin4