Arbër Hoxha largohet nga Dinamo Zagrebi, befason me klubin e ri

Arbër Hoxha ka befasuar të gjithë me klubin e tij të ri.

Sipas “CroatiaFooty”, Hoxha do të vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka arritur marrëveshje me Al-Wahdan-in.

Al-Wahda, ka paguar shumën prej 2.5 milionë eurove për shërbimet e tij me Dinamon që do të marrë 10% bonus në rast të një transferimi të ardhshëm.

Hoxha, kaloi 3 vjet te Dinamo Zagrebi ku bëri 117 paraqitje dhe shënoi 14 gola dhe 15 asistime, ku fitoi 2 tituj të kampionit në Kroaci si dhe 2 herë Kupën./IndeksOnline/