Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të përpiqet që përsëri të gjejë fajtorin te partitë e tjera në rast se nuk arrihet marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Sipas Arifit, Kurti nuk e ka problem “rrenën”, por thotë se kësaj radhe do ta ketë problem të bëjë njerëzit t’i besojnë.
“Kosova është bërë vend i çudirave. Propaganda e tij mundet me pas sukses edhe në këtë aspekt. Por e ka problem me rrejt – ai nuk e ka problem me rrejt kështu, por e ka problem me shit këtë rrenë”, deklaroi mes tjerash Arifi.



