Arrestohen 5 persona për shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve, mes tyre edhe të mitur

Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin për shkarkim dhe shpërndarje të materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Aksioni policor është zhvilluar në Pejë, Rahovec, Malishevë dhe Fushë Kosovë.

Reklame

Sipas Policisë, të dyshuarit përmes rrjeteve sociale kanë shpërndarë materiale të ndaluara që lidhen me abuzimin seksual të fëmijëve. Dy prej të arrestuarve janë të mitur.

Gjatë bastisjeve, policia ka konfiskuar dy llaptopë dhe tre telefona celularë, të cilët do të përdoren si prova materiale në procedurën hetimore.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa katër të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

“ Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre janë të mitur të cilët përmes rrjeteve sociale kanë shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar: dy llaptop dhe tre telefona celularë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri nga pesë të dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48 orë kurse të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet n[ raportin e Policisë së Kosovës.

By admin2