Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona meshkuj të nacionalitetit serb, të dyshuar për dhënie ose marrje ryshfeti lidhur me votimin në fshatin Gorazhdec të Pejës.
Dyshohet se të arrestuarit kanë tentuar të ndikojnë te qytetarët për të votuar Listën Serbe gjatë zgjedhjeve të sotme të jashtëzakonshme.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit.
Policia u bëri thirrje qytetarëve të votojnë lirshëm dhe të raportojnë çdo rast të presionit zgjedhor.

