Arrestohet 58 vjeçari në Gostivar, gjatë bastisjes i gjindet drogë dhe municion

Sot (31.07.2026) në ora 07:30, zyrtarët policorë të SPB Gostivar kanë privuar nga liria D.S. (58) nga fshati Raven i Gostivarit, për shkak të dyshimeve të bazuara për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Gjatë një bastisjeje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të tij, e realizuar me urdhër gjykate, policia ka gjetur dhe konfiskuar lëndë të bardhë pluhur, marihuanë dhe fishekë për pistoletë.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës penal.

By admin7