Fadil Pushkolli, ish-pjesëtar i UÇK-së, ka bërë të ditur se është arrestuar në pikën kufitare Bllacë – Hani i Elezit, në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Sipas Pushkollit, arrestimi është bërë në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga autoritetet serbe.
Ai thotë se arrestimi lidhet me të kaluarën e tij si pjesëtar i UÇK-së.
“Dëshiroj t’ju njoftoj se jam arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe”, ka thënë ai.
Pushkolli u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin menjëherë masat e nevojshme për trajtimin e rastit dhe mbrojtjen e të drejtave të tij.



