Dje, oficerët e policisë nga SVR Shkup e kanë privuar nga liria Z.S. (45 vjeç) nga Shkupi.
Nga MIA informojnë se 45-vjeçari Z.S. është arrestuar, duke vepruar sipas një denoncimi të mëparshëm për dy vjedhje të rënda të amortizuesve nga shina hekurudhore, njëra në zonën e Stacionit Policor Aerodrom dhe tjetra në zonën e Stacionit Policor Draçevë.
Pas marrjes së denoncimit, u ndërmorën masa dhe veprime të përshtatshme dhe Z.S. u soll në Stacionin Policor Aerodrom, ndërsa sendet e vjedhura u gjetën dhe u kthyen te pronari “Hekurudhat e RMV-së”.
“Pas sqarimit të plotë dhe dokumentimit të rastit, do të paraqitet një kallëzim penal i përshtatshëm”, thanë ata.



