Pas një periudhe prej dy muajsh larg shtëpisë, gjatë së cilës vizitoi Kinën, Singaporin, Miamin, New York-un, Dubain dhe Londrën, Luana Vjollca është rikthyer në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, moderatorja dhe këngëtarja ndau emocionet e rikthimit, duke shkruar:
“2 muaj larg shtëpisë.
Kinë.
Singapor.
Miami.
New York.
Dubai.
Londër.
Tiranë.
Më kishte marrë shumë malli për ndjesinë që më jep ti.”
Postimi i saj u prit me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e mirëpritën rikthimin e saj në kryeqytetin shqiptar.

