As te Reali as te Interi, Nico Paz qëndron te Como

E ardhmja e Nico Pazit ishte e paqartë.

Paz, u lidh me një rikthim te Real Madridi teksa flitej që klubi madrilen do të paguante klauzolën e riblerjes për të.

Mirëpo kjo gjë nuk do të ndodhë pasi që argjentinasi, do të mbetet te Como me klubin italian që po e blen përfundimisht kartonin e tij.

Reali do të ketë mundësinë për opsionin e riblerjes për të ardhmen.

Paz, bëri deri tani 75 paraqitje me Comon ku u shndërrua në një nga lojtarët më të mirë të Serie A-së, duke i kualifikuar në Ligën e Kampionëve./

By admin4