Asgjë e re për Zvicrën e Xhakës, arrin kualifikimin në 1/8-tat

Zvicra ka arritur të fitojë ndeshjen e tyre në 1/16-tat e Botërorit.

Xhaka me shokë, arritën të mposhtin Algjerinë e Riyad Mahrezit me rezultat 2-0 në Vancouver.

Kjo do të jetë paraqitja e 4-të radhazi e “Helvetikëve” në 1/8-tat e finales, që nga Botërori 2014 e tutje.

Për Granitin, ishte një ndeshje historike pasi që me këtë ndeshje ai ka arritur të bëjë 150 paraqitje me fanellën “Helvetike”.

Golat e ndeshjes u shënuan nga Breel Embolo dhe Dan Ndoye.

Zvicra, në 1/8-tat e finales do të përballet me fituesin e ndeshjes Kolumbi-Ganë./IndeksOnline/

By admin7