Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka identifikuar një sërë shkeljesh gjatë një aksioni të fundit të inspektimit në terren, ku pothuajse të gjitha bizneset e kontrolluara rezultuan me parregullësi.
Sipas njoftimit të ATK-së, gjatë aktivitetit janë inspektuar gjithsej 29 biznese, ndërsa në 27 prej tyre janë evidentuar një ose më shumë shkelje të legjislacionit tatimor.
Parregullësitë e konstatuara përfshijnë moslëshimin e kuponëve fiskalë, mungesën e arkës fiskale, biznese dhe punëtorë të paregjistruar, si dhe mosmbajtjen e librave dhe regjistrimeve të detyrueshme.



