Autostrada Kërçovë-Ohër, tabelat e reja pa gjuhën shqipe (FOTO)

Kryetari i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë, Faton Pollozhani, ka reaguar ndaj vendosjes së tabelave të reja në autostradën Kërçovë–Ohër pa përdorimin e gjuhës shqipe, duke e cilësuar këtë si vazhdimësi të një “mentaliteti të vjetër” që, sipas tij, nuk respekton karakterin shumetnik të shtetit.

Në reagimin e tij, Pollozhani thekson se mungesa e gjuhës shqipe në tabelat e reja paraqet shkelje të dispozitave ligjore për përdorimin e gjuhëve dhe dërgon mesazh përjashtues ndaj shqiptarëve në vend.

Reklame

Reagimi i plotë i Faton Pollozhani:

Tabela të reja, por i njëjti mentalitet i vjetër. Vendosja e tabelave të reja në autostradën Kërçovë-Ohër, pa përdorimin e gjuhës shqipe, paraqet një tjetër shembull të mosrespektimit të karakterit shumetnik të shtetit dhe të dispozitave ligjore për përdorimin e gjuhëve.

Shqipja është gjuhë zyrtare dhe prania e saj në hapësirat publike nuk është çështje vullneti politik, por obligim institucional dhe ligjor.

Shqiptarët nuk kërkojnë privilegje, por trajtim të barabartë dhe respektim të të drejtave të garantuara me ligj. Çdo anashkalim i gjuhës shqipe në institucione apo infrastrukturë publike krijon përshtypjen e përjashtimit dhe dërgon një mesazh të gabuar për qytetarët shqiptarë në këtë vend.

By admin7