Autostrada Ohër-Kërçovë drejt përfundimit, pritet të hapet në fund të vitit?!

Aleksandar Nikoloski deklaroi se autostrada Ohër-Kërçovë, një nga projektet më të gjata dhe më të diskutuara infrastrukturore në vend, pritet të përfundojë plotësisht deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Në një intervistë në podkastin “Night Studio”, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit tha se qeveria aktuale e gjeti projektin në një situatë të rëndë, pa asfalt të vendosur dhe me probleme serioze financiare dhe teknike.

Reklame

“Kur morëm përgjegjësinë si qeveri, nuk kishte asnjë metër asfalt. Puna aktive në terren filloi vetëm në tetor të vitit 2024”, deklaroi Nikoloski.

Sipas tij, gjatë një viti e gjysmë janë realizuar më shumë punime sesa në të gjithë periudhën paraprake të projektit. Ai zbuloi gjithashtu se qeveria u përball me vështirësi të mëdha financimi nga Exim Bank, e cila refuzoi të lirojë 175 milionë euro shtesë për projektin.

Nikoloski tha se pas refuzimit, qeveria, së bashku me kryeministrin dhe ministrin e Financave, siguruan një zgjidhje alternative përmes një kredie të sindikuar nga bankat komerciale vendase, duke shmangur bllokimin e punimeve.

Ai theksoi se, pavarësisht sfidave, projekti nuk është ndalur dhe sipas përllogaritjeve aktuale, kostoja prej 13.5 milionë euro për kilometër e bën këtë autostradë ndër më të lirat që po ndërtohen aktualisht në rajon.

By admin