Avni Qahili bëhet shtetas i Kosovës: Mrekullia më e madhe e jetës time

Artisti i njohur shqiptar Avni Qahili është pajisur me shtetësinë e Republikës së Kosovës, duke e cilësuar këtë moment si “mrekullinë më të madhe të jetës” së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Qahili përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar fotografinë me dekretin e shtetësisë dhe ka shprehur emocionet e tij për këtë vlerësim, shkruan IndeksOnline.

“Mrekullia më e madhe e jetës time! Unë flas shqip, frymoj shqip, krijoj shqip… Thjesht kam Atdhe”, ka shkruar ai.

Qahili ka falënderuar presidenten në detyrë Albulena Haxhiu për dekretin e dhënies së shtetësisë së Republikës së Kosovës, ndërsa mirënjohje ka shprehur edhe për deputeten dhe artisten Edona Llalloshi, për mbështetjen e saj.

Qahilin e ka uruar Edona Llalloshi, duke e cilësuar atë si një prej ikonave më të mëdha të artit shqiptar.

“Gëzuar shtetësinë e Kosovës për një nga ikonat më të mëdha të artit shqiptar! Ti e ke nderuar kombin me krijimtarinë tënde”, ka shkruar Llalloshi.

By admin4