Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Agim Bahtiri, i ka bërë thirrje opozitës që të marrin pjesë në seancë ku do të votohet presidenti.
Ai e ka ftuar opozitën të jenë të pranishme në sallë dhe të mos qëndrojnë në zyre të grupeve parlamentare.
“Edhe sot i bëjmë thirrje opozitës: EJANI NË SALLË PLENARE, mos rrini në zyre të grupeve parlamentare. Prej kujt po frikësoheni që s’po zbritni poshtë? Propozoni kandidatin tuaj. Edhe njëherë e keni mundësinë. EJANI poshtë e votoni, mos e lini vendin të shkojë në zgjedhje, edhe ashtu po dihet se e keni kuptuar se shkaktar kryesor, të cilët do t’i dënoj populli jeni ju”, ka shkruar Bahtiri.

