Bajramali Idrizi dhe Kastriot Tusha bashkojnë Tetovën me Tiranën në këngën më të re “Tetovë – Tiranë”

Këngëtari dhe kompozitori tetovar Bajramali Idrizi ka sjellë një bashkëpunim të veçantë me tenorin e njohur shqiptar Kastriot Tusha, duke promovuar projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Tetovë – Tiranë”.

Kënga vjen si një urë artistike mes dy qyteteve shqiptare, duke përcjellë mesazhe uniteti, dashurie për vendlindjen dhe lidhjes shpirtërore ndërmjet shqiptarëve kudo që jetojnë. Projekti bashkon përvojën dhe zërin karakteristik të Bajramali Idrizit me interpretimin e fuqishëm të Kastriot Tushës, një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, raporton Faktiditor.info

“Tetovë – Tiranë” pritet të mirëpritet nga publiku, veçanërisht për tematikën patriotike dhe vlerat kulturore që përcjell, duke afruar edhe më shumë dy qendrat e rëndësishme të jetës shqiptare.

Me këtë bashkëpunim, dy artistët konfirmojnë edhe një herë përkushtimin e tyre për promovimin e kulturës dhe identitetit kombëtar përmes muzikës.

By admin7