Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po i ofron LDK-së pjesëmarrje në qeverinë e re.
Sipas saj, kwrkesa e LDK-së është presidenti.

“Kryetari i LDK-së me të drejtë, m’u duk, që insiston në pozitën e presidentit. Mendoj se pozita e presidentit do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë si për Kosovën, ashtu edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Bajrami para mediave./Indeksonline/

By admin7