Balerina shqiptare Françeska Nuredini dhe këngëtarja Elodie duket se i kanë dhënë fund spekulimeve dhe kanë konfirmuar lidhjen e tyre romantike.
Fotot e publikuara nga Nuredini kanë konfirmuar çdo gjë, me balerinën dhe këngëtaren që duken më pranë se kurrë njëra-tjetrës duke shkëmbyer përqafime dhe puthje.
Romanca, që besohet të ketë nisur gjatë turneut dhe pushimeve të përbashkëta, tani mund të themi se ka një etiketë zyrtare, duke shuar njëherë e mirë kuriozitetin e publikut.


