Banderola “Malvinas”, FIFA konfirmon: Po e ekzaminojmë

Kombëtarja argjentinase u vu në qendër të polemikave të forta për shkak të një banderole ku shkruhej “Ishujt Malvinas janë argjentinase” që futbollistët e skuadrës kampione të botës e shpalosën pas fitores me Anglinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Qeveria e futbollit botëror ka reaguar dhe ka konfirmuar se ka nisur punën për çështjen e kësaj banderole.

“Në bazë të procedurës së zakonshme, komisioni i disiplinës i pavarur nga FIFA po ekzaminon raportet e ndeshjes dhe po vlerëson rrethanat e rëndësishme përpara se të prononcohet për masa të mëtejshme, konform kodit të disiplinës”, thekson FIFA.

Kjo deklaratë, që u publikua nga disa media mes të cilave AFP-ja dhe BBC-ja, u bënë pas kërkesës së qeverisë britanike për hapjen e hetimeve në lidhje me atë çfarë ndodhi duke vënë në dukje se ai gjest ishte në kundërshtim me rregulloren e FIFA-s që ndalon shfaqjen e çdo manifestimi politik në stadiume gjatë turneve.

By admin4