Banorët e Kondovës ankohen për mbeturinat: “Pushtet i ri, probleme të njëjta”

Banorët e fshatit Kondovë të komunës së Sarajit kanë ngritur shqetësime për grumbullimin e mbeturinave, duke pretenduar se prej ditës së martë mbeturinat nuk janë mbledhur.

“Pushtet i ri, probleme të njëjta. Nga e marta duhej të merren mbeturinat, por përsëri avazi i vjetër. Realisht është turp”, shkruan njëri prej banorëve.

“Prej të martës i kanë pasur për t’i marrë mbeturinat, por nuk kanë ardhur. Është qelbur krejt katundi. Valla, mbarë është”, thuhet në mesazhin e tij.

Banorët kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë nga shërbimet përgjegjëse për pastrimin dhe largimin e mbeturinave.

By admin7