Bleron Baraliu, dikur një nga mbështetësit më të zëshëm të Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj kryeministrit dhe institucioneve të Kosovës, shkruan faktiditor.
Baraliu ka deklaruar se “patriot dhe hajn mundesh me qenë”, por sipas tij “patriot dhe tradhtar nuk mundesh me qenë”, duke akuzuar pushtetin për “legjitimim të kishës serbe” dhe për marrëveshje që, sipas tij, legjitimojnë pushtetin e ish-regjimit të Slobodan Milošević.
Ai përmendi edhe çështjen e Manastirit të Deçanit dhe shtetësinë e serbëve ardhacakë, duke përdorur tone të ashpra kritike ndaj qeverisë dhe Kuvendit të shpërndarë./faktiditor.info
postimi:


