Sonte zhvillohet një nga derbitë më të mëdha të futbollit botëror.

Dy rivalët, Barcelona dhe Real Madridi vihen përballë njëra-tjetrës në një ndeshje që premton dramë dhe spektakël.
Një fitore e Barçës ia siguron matematikisht titullin, i cili do të jetë i 29-ti për ta.
Barça, publikoi listën për “El Clasico”, me mungesën e madhe që do të jetë ajo e Lamine Yamal i cili është i lënduar.
Kujtojmë se ndeshja luhet në “Camp Nou”, me fillim në ora 21:00./IndeksOnline/


