Një incident është raportuar edhe në rajonin e Kamjanit, ku një 43-vjeçar nga fshati Sellcë e Keqe ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga dy bashkëfshatarë, raporton Tetovasot.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në vendin e quajtur “Lisi”, në territorin e Novo Sellës 2, derisa ai ishte me tufën e dhenve.
“Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, bëjnë të ditur nga policia e Tetovës.


