Ardian Gjini, deklaron se me përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë ka pranuar detyrën si bartës i listës së Aleancës.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Gjini ka shkruar:
Andrrën për Kosovën e jetësojmë bashkë me miqtë e kolegët e mi, që gjithmonë kanë qëndruar të palëkundur përballë çdo sfide.
Sot, me përgjegjësi të lartë dhe nder të veçantë, pranoj detyrën si bartës i listës së Aleancës.
Nuk është thjesht listë kandidatësh, por një pakt i ri për shtetin, sigurinë dhe dinjitetin tonë.
Falënderoj Kryetarin Ramush Haradinaj për besimin e madh dhe secilin anëtar të strukturave tona për mbështetjen.
Na priftë e mbara!


