Ministri në detyrë, Dimal Basha ka thënë aktualisht janë në proces të bartjes në një objekt të ri, duke u arsyetuar për Deklaratën e Pavarësisë e cila në një fotografi të publikuar së fundi, u pa pas mobileve.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se me këtë proces nuk merret ministri.
“Pjesë e inventarit dhe e materialeve të bartura është edhe Deklarata e Pavarësisë, e cila “nuk është hudh”, siç është raportuar padrejtësisht dhe me tendencë në shumë portale, por është sjell në zyrë nga objekti i vjetër dhe po pret derisa zyrtarët e logjistikës ta varin në mur.
Ftojmë opinionin publik të mos bjerë pre e interpretimeve tendencioze dhe theksojmë se ministria vazhdon t’u shërbejë qytetarëve me nder, përkushtim dhe përgjegjësi të plotë ndaj interesit publik dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.


