Bashkëpunimi ndërmjet Federatës Ruse dhe krimit të organizuar rus si instrument i luftës hibride: Implikimet dhe sfidat për sigurinë evropiane

PhD candidat: Gzim Rushiti

Shteti rus në përgjithësi dhe institucione të veçanta në tij në veçanti kanë ndërtuar për shumë
vite me rradhë marrëdhënie shumë të ngushta me grupet e krimit të organizuar rus, të cilat
marrëdhënie më pastaj Rusia i ka shfrytëzuar në mënyrë strategjike dhe shumë të mençur si një
instrument shumë efikas për të realizuar luftën e saj hibride kundër Bashkimit Evropian dhe
shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor të cilat akoma nuk janë anëtare të BE –së.
Nëpërmjet bashkëpunimit me krimin e organizuar rus, Moska ka arritur që të siguroj prej tij si
njerëz poashtu edhe mjete financiare të cilat më pastaj i ka përdorur për të financuar dhe për të
realizuar operacione të ndryshme hibride në të gjithë Evropën.
Kufiri ndarrës midis institusioneve shtetërore të Rusisë dhe krimit të organizuar rus, gjithmonë
ka qenë dhe vazhdon që të jetë në të shumtën e rateve gati se i padukshëm si rrezulatat i
bashkëpunimit shumë të ngushtë midis tyre. Grupet kriminale ruse përfitojnë dhe mbështeten tek
përkrahja dhe mbrojta shtetërore të cilën atyre ju sigurn shteti rus, ndërsa institucionet shtetërore
të Rusisë pëfitojnë nga bashkëpunimi me strukturat e krimit të organizuar rus mbulesë nga
përfshirja e drejtëpërdrejtë e tyre në ato aktivitete dhe operacione ku institucionet shtetërore të
shtetit rus nuk duhet që të duket respektivisht pjesëmarrja e institucioneve shtetërore të të Rusisë
në këtë raste duhet që të fshihet.
Si rrezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me shtetin rus dhe mundësive dhe përfitimit nga
ky bashkëpunim, krimi i organizuar rus sot disponon me mjete shumë të mëdha financiare si dhe
mjete dhe instrumente të tjera. Krmi i organizuar rus, sot arrinë që të sigurojë të arrdhura nga
përfshirja në aktivitete dhe veprimtari të ndryshme kriminale siç janë tregtia me lëndë narkotike
dhe tregtia me njerëz, tregtia e paligjshme e duhalin, alkolot dhe një numër tjetër shumë i madh i
aktiviteteve dhe veprimtarive të tjera kriminale ku sot janë përfshirë organizatat kriminale ruse.
Dhe në bazë të shumë raporteve të instuticoneve të sigurisë të shteteve të ndryshme të Evropës,
të gjitha këto para të paligjshme të fituara nga krimi i organizuar rus, në të shumtën e rasteve
shrytëzohen si burim i parave të paligjshme për të organizuar dhe realizuar sulme dhe aktivitete
tl ndyshme hibride ruse në territorin e të gjithë kontinentit të Evropës.

Krimi i organizuar rus si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me institucionet e shtetit
rus, ka arritur që të avancojë shum në të gjitha aspektet duke përfshirë këtu edhe fushn e
teknologjisë dhe të krimit kibernetik. Sot hakerët rus i ndihmojnë krimit të organizuar rus që
nëpërmjet kriptomonedhave të bëj pastrimin e parave dhe të bëj lëvizjen e mjete financiare të
fiatuara në mënyre të kundërligjshme nga aktivitetet dhe veprimtaritë e ndryshme kriminale.
Dhe i gjithë ky bashkëpunim shumë i ngushtë midis krimit të organizuar rus dhe shtetit rus ka
prodhuar si rezultat struktura dhe formacione kriminale shumë të dhunshme dhe shumë të
fuqishme të llojit të formacionit “Wagner”, veeprimtaria dhe aktivitetet e të cilëve shtrihen në një
hapësirë të papërcaktuar dhe shumë të paqartë në mes të pushtetit shtetëror dhe krimit të
organizuar.
Bashkëpunimi shumë i ngushtë midis institucionev shtetërore të Rusisë dhe krimit të
organizuar rus, sot paraqet rrezik, kërcënim dhe shumë sfida edhe për vetë sigurinë evropiane,
sepse të arrdhurat financiare dhe mjetet e tjera të cilat sot i posedon krimi i organizuar rus të
siguruara nga aktivitetet dhe veprimtaria e tij kriminale, mund të shfrytëzohen dhe shfrytëzohen
edhe nga Federata Ruse për të realizuar operacione hibride brenda territorit të shteteve të
Evropës për të realizuar qëllime keqdashëse të Rusisë kundër interesave të shteteve të Evropës.
Prandaj këto dhe shumë arsye të tjera janë shkak dhe motiv shtesë të cilat duhet të nxisin një
bashkëpunim edhe më të ngushtë midis institucioneve të sigurisë dhe institucioneve ligjzbatuese
të shteteve të Evropës dhe të gjtiha shteteve anëtare të NATO –s, me qëllim që të pemgohen
aktivitetet dhe veorimtaritë e krimit të organizuar rus dhe me këtë të zvogëlohen edhe mundësit
dhe kapacitetet financiare dhe resurset e tjera të cilat i përfiton Rusia nga bashkëpunimi me
krimin e organizuar rus për të organizuar dhe realizuar operacione dhe aktivitete hibride në
Evropë dhe me këtë të rritet dhe të forcohet edhe siguria e Evropës.