Bastisje në Drenovec të Tetovës: Sekuestrohet kokainë dhe prangoset 29-vjeçari

​Më datë 22.04.2026, rreth orës 17:00, zyrtarë policorë nga Sektori për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Tetovë, në bazë të një urdhri gjyqësor, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të A.K. (29) në lagjen Drenovec të Tetovës. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një peshore digjitale me mbetje kokaine. Personi është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

By admin2