Bastisje në Shkup: Sekuestrohen 11.5 kg marihuanë dhe 400 gramë kokainë

Më 02/03.07.2026, Njësiti kundër Tregtisë së Palejuar pranë SPB Shkup, realizoi bastisje në një banesë që përdoret nga M.B. dhe N.J., të cilët më parë ishin privuar nga liria nga nëpunës policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup.

Grand Kozmetik
Gjatë bastisjes, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar 11,5 kilogramë marihuanë, 400 gramë kokainë, si dhe amfetaminë, ekstazi, LSD, vaj hashashi rrëshirë dhe kërpudha halucinogjene. Personat janë ndaluar për procedurë të mëtejshme, ndërsa nga NjTP pranë SPB Shkup është paraqitur kallëzim penal me procedurë urgjente në Prokurorinë Publike kompetente.

By admin4