Programi për menaxhim me tokën ndërtimore për vitin 2026 nuk është thjesht dokument teknik. Ai është lista më e madhe e shitjes së pronës publike që Tetova ka parë në pluralizëm politik.
Sipas Programit, parashihen për shitje 21 parcela, mbi 56 mijë m² tokë publike, me çmimefillestare nga 1 deri 73€ .
Në listë janë hapësira me rëndësi të madhe publike: Parkingu te Vero, Qendra Sportive, toka në Saraqinë me vetëm 61 denarë për m², si dhe parcela në Reçicë të Vogël, ku banorët prej vitesh kërkojnë ndërtimin e një çerdheje.
Skema e Monopolit, ku prona publike u tjetërsua me 1 euro m2, nuk ishte rast i izoluar. Programi i vitit 2026 duket si vazhdim i së njëjtës skemë kriminale. Prona e qytetarëve trajtohet si pronë e pushtetit, ndërsa Tetova mbetet pa hapësira publike dhe pa të ardhme të planifikuar.
Në vend që këto prona të përdoren për parkingje publike, gjelbërim, çerdhe, sport, rekreacion dhe nevoja të qytetarëve, ato nxirren në ankand dhe u “dorëzohen” të afërmive të Bilall Kasamit.
Toka shitet, populli plaçkitet!


