BDI: Edhe një skandal korruptiv në MEPSO.Si e zhvati klani familjar I Izet Mexhitit MEPSO-n përmes aktivistëve të VLENI-t?

Skandali i ri në MEPSO ngre dyshime serioze për një rrjet të organizuar favorizimi partiak dhe familjar si dhe keqpërdorim të parasë publike.

Kompania “Green Maintenance” e themeluar vetëm pak javë para shpalljes së tenderit, pa histori pune, pa kapacitet të dëshmuar dhe pa prani reale në terren, arrin të fitojë kontratë me vlerë deri në 236 mijë euro për pastrimin e korridoreve nën largpërçues.

Ajo që e bën rastin edhe më skandaloz është fakti se njëri nga pronarët e kompanisë, Shaban Shefki, shfaqet publikisht si aktivist dhe përkrahës i VLEN-it dhe Izet Mexhitit, ndërsa kontratën e nënshkruan drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi kusheriri i parë i Izet Mexhitit i njohur për marrëveshjen kriminale me kompaninë e Banja LLukës që dëmtoi shtetin 6 milion euro

MEPSO tashmë është në qendër të opinionit për skandalin me largpërçuesin drejt Shqipërisë, ku shteti duhet të paguan miliona euro dëm.

Ndërkohë që qytetarët përballen me krizë ekonomike dhe çmime të larta, njerëz të afërt me pushtetin hapin kompani brenda natës dhe fitojnë tenderë publikë me qindra mijëra euro.

BDI kërkon nga Komisioni Antikorrupsion, Enti Shtetëror për Revizion dhe Prokuroria që menjëherë të hapin procedurë dhe të hetojnë nëse pas këtij tenderi qëndron një skemë e organizuar për nxjerrjen e parasë publike.

Qytetarët meritojnë institucione, jo arkë partiake dhe familjare

By admin2