BDI kërkon hetim për dyshimet për vjedhje në NPK Saraj! Ebipi: A kanë qenë funskionale kamerat e sigurisë?

BDI në Saraj ka kërkuar transparencë nga drejtuesit e Komunës dhe Ndërrmarjes Publike Komunale Saraj, lidhur me pretendimet për vjedhjen e mjeteve financiare nga ndërmarrja publike, përcjell TV21. Zëdhënësi i degës, Fevzi Ebipi, kërkoi hetim të plotë dhe përgjegjësi institucionale nëse konstatohen lëshime në sigurinë dhe menaxhimin e fondeve publike. Ai pyet se a kanë qenë funksionale kamerat e sigurisë dhe sistemi i kontrollit të hyrje-daljeve në objekt në momentin kur pretendohet se ka ndodhur ngjarja? Duke shtuar se pse nuk kanë qenë në krye të detyrës rojet e sigurimit dhe kush mban përgjegjësi për këtë lëshim?

“Sa është shuma e mjeteve financiare që pretendohet se është marrë dhe në çfarë baze juridike ato mjete janë mbajtur në zyrën e drejtorit? A është e vërtetë se në NPK Saraj janë mbajtur mjete financiare mbi kufirin maksimal të lejuar të arkës, në kundërshtim me nenin 183 të Ligjit për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave? Si është e mundur që një institucion publik të ketë një sistem kaq të dobët sigurie, duke lejuar që të vihet në rrezik pasuria publike?”, u shpreh Fefzi Ebipi, zëdhënës i Degës së BDI-së në Saraj.

By admin7