BDI në një reagim në Facebook thanë se: Në vend që t’i përgjigjet opinionit për mbi 252 milionë euro dëm nga ndërtimet kriminale dhe të paligjshme në Çair të lidhura me Izet Mexhitin, për milionat e ndara në mënyrë të paligjshme gjatë mandatit të tij si ministër, për 19 milionë eurot në rastin e Burim Latifit, për milionat e keqpërdorura nga Nedim Rama dhe raste të tjera, mendësia kriminale e VLEN-it prodhon çdo ditë komplote.
REAGIMI I PLOTË:
Në vend që t’i përgjigjet opinionit për mbi 252 milionë euro dëm nga ndërtimet kriminale dhe të paligjshme në Çair të lidhura me Izet Mexhitin, për milionat e ndara në mënyrë të paligjshme gjatë mandatit të tij si ministër, për 19 milionë eurot në rastin e Burim Latifit, për milionat e keqpërdorura nga Nedim Rama dhe raste të tjera, mendësia kriminale e VLEN-it prodhon çdo ditë komplote. E vetmja gjë që arrin të realizojë është nënshtrimi i plotë ndaj VMRO-DPMNE-së, me shpresën se kështu do të mbulojë korrupsionin dhe do të fitojë mëshirë politike.
Por, DO TË PËRGJIGJEN!
E shitët fatin e shqiptarëve dhe të ardhmen europiane të qytetarëve vetëm për pushtet e kolltukë, duke pranuar të bëheni shërbëtorë dhe vasalë të një agjende që e largon vendin nga Europa, vetëm për të siguruar mbulesë për aferat tuaja.
BDI kërkon drejtësi joselektive dhe gjyqësor të pavarur. Çdo ndërhyrje në drejtësi dhe çdo presion politik mbi një proces gjyqësor është i papranueshëm. Drejtësia nuk guxon të përdoret si instrument për përndjekje apo përllogaritje politike. Proceset duhet të jenë të pavarura, të hapura dhe transparente, në mënyrë që opinioni të mund të njihet me çdo pretendim, provë dhe fakt, thuhet në reagim.
Ju jeni të korruptuar, tradhtarë dhe të paaftë. Pikë.



