Raportohet se duke filluar nga shkurti i vitit 2027, të gjithë telefonat inteligjentë të shitur në BE duhet të kenë bateri që përdoruesit mund t’i zëvendësojnë vetë, duke përdorur mjete bazë në shtëpi.
Vendimi prek të gjithë prodhuesit kryesorë të telefonave, përfshirë Apple dhe Samsung. Kompanitë tashmë po punojnë në dizajne që e bëjnë zëvendësimin e baterisë më të thjeshtë, duke ruajtur dizajnet aktuale të telefonave, transmeton IndeksOnline.
Për përdoruesit, kjo do të thotë që telefonat do të jenë më të lehtë për t’u riparuar dhe për t’u mbajtur për më gjatë.

