Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ftuar qytetarët që më 1 tetor, në orën 16:00, t’i bashkohen protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Hamza ka bërë thirrje që në protestë të marrin pjesë studentët, veteranët dhe qytetarët, duke thënë se zëri do të ngrihet kundër, siç e ka quajtur ai, padrejtësisë në Hagë.
“Të bashkuar, ta mbrojmë të drejtën dhe dinjitetin tonë. Të gjithë bashkë, më 1 tetor! Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë!”, ka shkruar Hamza.



