Me 62.41 për qind të votave të numëruara nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), dy nga anëtarët e kabinetit qeveritar të Albin Kurtit rezultojnë ndër kandidatët me mbështetjen më të ulët në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas rezultateve të deritanishme, Armend Muja, ministër në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka marrë 10,069 vota, duke u renditur i 33-ti në listën e kandidatëve më të votuar të subjektit.
Ndërkaq, Dimal Basha, ministër në detyrë i Infrastrukturës, ka siguruar 9,615 vota, duke u renditur i 37-ti në listë dhe duke qenë njëri prej kandidatëve me më së paku vota nga kabineti qeveritar.
Rezultatet aktuale tregojnë se, krahas figurave të tjera të njohura të Vetëvendosjes që kanë siguruar dhjetëra mijëra vota, Muja dhe Basha po përballen me një mbështetje dukshëm më të ulët nga elektorati.

