Behrami: EULEX e fshehu rastin e 27 intelektualëve, i dinte vendin, masakrën dhe autorët

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas konfirmimit me ADN të tri viktimave të “Grupit të Intelektualëve”, 27 vjet pas vrasjes së tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka shkruar se misioni evropian e kishte fshehur rastin.

“EULEX e ka fshehur rastin e 27 intelektualëve”, ka shkruar Behrami.

Sipas tij, EULEX-i kishte njohuri për vendndodhjen, krimin dhe autorët e tij.

“EULEX-i e ka ditur vendin, e ka ditur masakrën, i ka ditur autorët!”, ka deklaruar deputeti i PDK-së.

Në reagimin e tij, Behrami ka akuzuar misionin edhe për trajtim të pabarabartë të krimeve të luftës.

“Serbisë ia fshehin krimet, Kosovës ia mveshin!”, ka shkruar ai.

Në fund, Behrami e ka cilësuar këtë, me fjalët e tij, si “racizëm antishqiptar”.

“Ky është racizëm antishqiptar!”, përfundon postimi i tij.