Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se kreu i LVV-së, Albin Kurti, po synon të kapë institucionet e vendit meqë ndihet i frikësuar dhe i pasigurt.
Sipas Behramit, Kurti ka frikë se si do ta shohë historia, derisa thotë se nuk do t’i falet asnjëherë që ka nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit.
“Historia kurrë s’ka me ia falë marrëveshjen që e ka pranuar në Bruksel dhe Ohër, që veriut dhe serbëve ju jep autonomi dhe kishave eksterioralitet”, ka thënë Behrami.



