Në disa rrugë të Tetovës janë shfaqur grafite që paraqesin një imazh ku shihet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, krah ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç, raporton Gjurme.
Nën grafitet është shkruar edhe motoja: “Kasapët e komandantëve të UÇK-së”, një mesazh i vendosur nga autorë e grafiteve.
Deri tani nuk dihet se kush qëndron pas grafiteve.
Kujtojmë se pak ditë më parë në grafite u shfaqën edhe kreu i Tetovës Bilall Kasami dhe deputeti Adnan Azizi, në të cilat shkruhej “Hyzmeqarët të botës serbe” .



