Shkrimtari i njohur shqiptar, Ben Blushi, e ka tallur Albin Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Ai ka bërë me dije se Kurti ka gabuar me lëvizjen e tij duke e dërguar Kosovën në zgjedhjet e reja.
Në profilin e tij në Facebook, Blushi ka shkruar se ai e kishte qeverinë, por e lypi edhe presidentin.
Sipas tij, tani i pari i VV-së i ka humbur të dy postet.
“Albni kishte qeverinë, kërkoi presidentin, i humbi të dyja. Çfarë gafe. Krizë vazhdon. Sa keq për Kosovë”, ka shkruar ai.

