Policia gjermane në Marsberg të landit Nordrhein-Westfalen (NRW) ka nisur një kërkim publik për kapjen e dy të dyshuarve pas një sulmi tragjik me thikë, ku mbeti i vrarë një djalë 15-vjeçar dhe u plagos rëndë një 18-vjeçar.
Siç raporton gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku, tha se shqiptari Albin Bejtullahu nga Smrekonica e Vushtrrisë dhe një grek, Alex Olntasi janë të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas mediave gjermane, ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 19 shtatorit 2026, mes orës 20:15 dhe 20:30, pas një përleshjeje mes katër personash. Dy të dyshuarit dyshohet se e kanë goditur me thikë 15-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra, viktima e dytë, një 18-vjeçar, pësoi lëndime të rënda në pjesën e fytyrës.
Konflikti dyshohet të ketë nisur për shkak të një borxhi prej 200 eurosh, mirëpo ky pretendim nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia.
Policia gjermane ka publikuar foton e 23-vjeçarit nga Vushtrria dhe të dyshuarit grek.



