Brazil – Dhëndri vret gruan në mes të dasmës pas një debati

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në São Paulo, ku një 55-vjeçar dyshohet se vrau bashkëshorten e tij vetëm pak orë pas ceremonisë së martesës.

Viktima është identifikuar si Nazila Duenas Nascimento, ndërsa në pranga ka përfunduar bashkëshorti i saj, Daniel Barboza Marinho, i cili akuzohet për vrasje.

Reklame

Sipas autoriteteve braziliane, ngjarja ndodhi gjatë festës së dasmës në zonën e Campinas, ku mes çiftit shpërtheu një debat i fortë. Situata degradoi me shpejtësi dhe, sipas dëshmive, 55-vjeçari nxori armën e shërbimit dhe qëlloi ndaj gruas së tij.

Pas të shtënave të para, ai u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas u kthye sërish dhe hapi zjarr edhe një herë ndaj 34-vjeçares së sapomartuar, duke shkaktuar panik mes të ftuarve.

Familjarët dhe të afërmit, të tmerruar nga ajo që po ndodhte, larguan menjëherë fëmijët nga ambienti i festës për të shmangur një tragjedi edhe më të madhe. Policia bëri të ditur se Nazila ishte nënë e tre fëmijëve nga një marrëdhënie e mëparshme.

Ekipet e emergjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe mjekët tentuan ta mbanin gruan në jetë, por ajo nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Sipas mediave lokale, Marinho shërbente prej vitit 1998 në Gardën Bashkiake të Cabindës. Pas krimit, ai kontaktoi vetë autoritetet dhe u arrestua menjëherë nga policia.

Në një reagim zyrtar, Garda Bashkiake shprehu tronditjen për ngjarjen dhe theksoi angazhimin kundër çdo forme dhune, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit që tronditi opinionin publik në Brazil.

By admin5