Një nga ndeshjet më interasante të Kupës së Botës, ajo mes Brazilit dhe Marokos ka përfunduar pa fitues.
Rezultati përfundimtar në “MetLife Stadium” në New Jersy, ishte i barabartë, 1-1, shkruan IndeksOnline.
“Luanët e Atlasit” e nisën ndeshjen në menyrë fantastike, ku pas sulmeve të vazhdueshme arritën të kalonin në epërsi me golin e Ismael Saibari, në minutën e 31-të.
Dhjetë minuta më pas, Vinicius Jr barazoi shifrat, duke shkuar në pushim me barazim.
Në pjesën e dytë “Seleçao” dominoi ndeshjen, pati edhe disa raste të mira për gol, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Në ndeshjen e radhës, Brazili luan me Haitin, derisa Matoku kundër Skocisë./IndeksOnline/

