Brazili e ‘shkatërron’ Skocinë dhe e mbyllë si i pari në grup

Brazili tregoi klasën e tij ndaj Skocisë në Kupën e Botës 2026, duke fituar 3-0 dhe duke ‘mposhtur’ Marokun për të zënë vendin e parë në Grupin C.

Vinicius Junior hapi rezultatin herët (7’) në ndeshje, pasi përfitoi nga një pasim i gabuar prapa i Scott McKennas, përpara se të dyfishonte numrin e golave të tij me një goditje me kokë (45+3’).

Matheus Cunha realizoi golin e tretë të Brazilit pas një aksioni të shkëlqyer nga Bruno Guimaraes, në minutën e 60-të.

Brazili tani do të përballet në fazën e 1/16-ës së finales me ekipin që përfundon i dyti në Grupin F, i cili aktualisht parashikohet të jetë Japonia.

Ndërkohë, Maroku do të luajë kundër fituesit të atij grupi, me shumë gjasa Holandën.

Shpresat e Skocisë për të arritur në fazën eliminatore nuk kanë marrë fund ende, pasi ajo mund të kualifikohet si një nga ekipet më të mira të vendit të tretë.

Sipas parashikimeve nga “NY Times”, skocezët kanë 55 për qind shanse për të kaluar më tej, pavarësisht diferencës së golave prej -3./GazetaExpress/

By admin7